13-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës i ka bashkuar sot ish-partiakët Vjosa Osmanin dhe Avdullah Hotin.

Hoti dhe Osmani kanë marrë pjesë sot në ceremoninë që është mbajtur para Qeverisë ku është bërë ngritja e flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së.

Më pas Vjosa së bashku me Albin Kurtin kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.  Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka uruar 13-vjetorin e pavarësisë duke thënë se uron që përvjetorin i 14-të të e gjejë Kosovën me drejtësi e zhvillim.

“Urime e gëzuar përvjetori i 13-të me shpresë dhe besim se viti i 14-të i shtetit tonë do të jetë me drejtësi, me demokratizim e zhvillim. Sot kujtojmë personalitetet kombëtare historike që kontribuuan në faza e mënyra të ndryshme andaj vendosëm lule të freskëta te presidenti i parë doktor Ibrahim Rugova që ishte edhe presidenti i parë në Kosovën e çliruar për të vazhduar në aktivitete të tjera. I falënderojmë qytetarët që kanë kontribuar për këtë ditët dhe kujtojmë të gjithë dëshmorët dhe martirët ata të cilët nuk janë më e falë të cilëve e kemi lirinë”, perfundoi  kryeministri I sapozgjedhur Albin Kurti.

Comments are closed.