
Gjykata e hagës shpall si të paligjshme masat represive të qeverisë me rastin e pandemisë.
Liria mund të kufizohet vetëm ndaj individit e me vendim gjykate e jo ndaj te gjithë popullit. Ashtu si karantina kryhet ndaj personave të prekur e jo gjithë popullatës. Edhe në periudha lufte nuk pezullohet ekonomia dhe jeta e vendit. Por mbi të gjitha emergjenca nuk ndalon aktivitetin e parlamentit (përfaqësuesit e popullit) dhe dorëzuar pushtetin ekzekutivit apo komiteteve nacionale apo globale.
Ja pse ky vendim i Gjykatës hollandeze po bën jehonë duke shtuar zërin e Rezistencës Popullore kundër projektit që elitat po kurdisin duke instrumentalizuar edhe pandeminë.
Shume gazetare te njohur ne Bote kane shkruar duke protestuar per shkelje flagrante te te drejtave dhe lirive te njeriut nen emrin e pandemise. Mesa duket brezat e sotem edhe ne vendet me demokraci te konsoliduar jane kthyer ne konsumator te thjeshte te demokracise por jo mbrojtes te vendosur te saj. Ata kane harruar se per te fituar te drejtat dhe lirite qe gezojne sot, te paret e tyre kane derdhur lumenj gjaku. Ky vendim I Gjykates se Hages me siguri do stimuloj protestat e shumta qe jane zhvilluar ne shume vende demokratike gjate pandemise.