U lodha! U lodha duke ecur rruges vetem por pa e jetuar e vetme jeten time.U lodha duke degjuar psheretimat e grave ne lagje “kush e di nga po shkon apo kush e pret atje tej”

Dhe ndersa vazhdoj te eci e vetme me grate e lena pas, psheretimat vazhdojne te bucasin ne veshin tim pandalim . Madje madje sa vjen dhe volumi ngrihet me shume!
Njerez me lodhet! Njerez na lodhet!

Nuk jane prinderit dhe familja qe e shtojne numrin e larte te depresionit, nuk jane prinderit ata qe rrisin numrin e vetvrasjeve!

Jeni ju ata! Jeni ju ata vrases te fshehte qe gerryeni sedren e cdo individi. Jeni ju ikona e injorances qe mposhtni kulturen. Jeni ju ata qe flisni pa kuptuar asgje, por kuptoni cka doni te kuptoni duke pare ate qe se keni pare kurre. Ju pjell imagjinata per te shkaterruar jete, jo pe rte ushqyer femijet tuaj dhe ti jepni vlere, parime dhe qellime jetes suaj. Nuk ju drejtohem dot me gisht, se jeni shume por jam e bindur qe e shihni gishtin tim drejtuar jush. Nese se dalloni ua tregoj une…

Nderkohe qe ende flisni dhe me shihni, une vazhdova rrugen, mbarova pune dhe u ktheva. Ju pershendeta serisht aty ku ju lash. Te nesermen ishte po e njejta skene, ku ju lashe ju gjeta! Nuk levizet! Ashtu vazhduat dite dhe vite me rradhe…Ate gisht qe jua drejtova ne menyre metaforike dhe rate pre e paaftesise suaj per ta kuptuar, e kuptuat sot kur ju tregova qe ka dhe femra qe peshperimat tuaja u japin force!

Nderkohe qe ju gjykoni te tashmen, ato mendojne te ardhmen. Keshtuqe nese doni qe te jeni vet me lart, merruni me tre persona te rendesishem : ju, vetja juaj dhe uni juaj!

X girl.