Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka dhënë një sqarim qesharak mbi atë sepse u shkulën në mes të natës gërmat nga fasada e Teatrit Kombëtar.

Margariti tha në studion e Oranews se shkronjat mund të binin dhe mund të vrisnin ndonjë qytetar.

“Gërmat në dijeninë time kanë pasur rrezikshmëri shembje siç ka e gjithë godina. Ndoshta duhet të presim që të krijojë dëme në njerëz që të fillojmë tëndërgjegjësohemi”, tha Margariti.

Në fakt shkronjat në fasadën e Teatrit Kombëtar janë material bukëpeshku dhe në rastin më të keq nëse bien, nuk mund të dëmtojnë askënd.