Emisioni “Stop” ka denoncuar mbrëmjen e sotme se si shërbimi shëndetësor në Qendrën Spitalore Universitare (QSUT) blihet me para në dorë. Përmes kamerës së fshehtë, emisioni ka zbuluar se për të hyrë pa radhë në pavionin onkologjik dhe për të bërë rreze, mjafton të paguash të paktën 1000 Euro!

Në rastin e denoncuar, është marrë kartela e një pacienti nga Suhareka e Kosovës, i cili aktualisht është në Zvicër. Emrin e pacientit nuk e po bëjmë publik, por në QSUT në Tiranë paraqitet një e afërmja e tij.

Ajo kërkon që të marrë zgjidhje për të afërmin e saj, me qëllim që pacienti të bëjë rrezet në QSUT. Në recepsionin e spitalit atë e drejtojnë tek infermieri Pali Cuni, ndërsa ky i fundit e dërgon me rekomandim te doktor Enes Hafizi apo doktor Nesti.