Ai është obsteter – gjinekolog dhe është një ndër më të mirët. Ushtron profesionin e tij ne maternitetin shtetëror të kryeqytetit tonë dhe krahas shkrimeve apo fotove lidhur me profesionin e tij, me kane rënë në sy dhe shqetësimi që ka mbi mbarëvajtjen e vëndit tonë në aspektin social. Ky nuk është shkrimi i vetëm por ky është një ndër problemet me shqetësues dhe më aktual: ‘ të detyrohesh të braktisësh vëndin tënd’ .

Ajo është një vajzë shumë e sjellshme, e buzëqeshur, shitëse në një dyqan të vogël ngjitur me ne.. Gjithmonë mban një libër përpara.. Kur ti i kerkon dicka, ajo e lë librin me mjaft delikatesë, cohet e buzëqeshur, të shërben dhe më pas i rikthehet përsëri leximit.

Njëherë, e pyeta gjysëm me shaka dhe gjysëm me shqetësim, nese ajo që po lexonte ishte metodë gjermanishte.. U lehtësova kur më tha titullin e një romani. Pra, ajo do te rrijë..ajo nuk do të largohet ..të paktën për momentin.. Po se c’kam një bindje që ajo, si shumica e njerëzve të mirë, nuk do i rezistojë negativitetit të këtij vendi dhe për shumë kohë..!