Gazetari Andi Bejtja i ka dërguar një letër për informim Avokaturës së Shtetit ku i kërkon të dhëna lidhur me çështjen Beccheti, e cila i ka kushtuar Shqipërisë rreth 140 milionë euro në Arbitrazhin Ndërkombëtar. 4 pyetjet e gazetarit, që kërkojnë përgjigje janë:

1. A është e vërtetë se Vendimi i Arbitrazhit ICSID për çështjen me nr. ARB/15/28 i datës 24 Prill 2019, i marrë në unanimiet nga të gjithë anëtarët e gjykatës së Arbitrazhit, ka dënuar Shqipërinë me një dëmshpërblim direkt prej të paktën 110,000,000.00 Euro dhe indirekt për efekt res judiciata me një dëmshpërblim prej të paktën 30,000,000.00 Euro, pra për një total prej të paktën 140,000,000.00 Euro?
2. A është e vërtetë se Vendimi i Arbitrazhit ICSID për çështjen me nr. ARB/15/28 i datës 24 Prill 2019, ka përcaktuar se shoqëria “Agonset” Sh.p.k është shpronësuar në mënyrë të paligjshme, e për rrjedhojë sekuestrimi dhe baza e tij, si dhe veprat penale të pretenduara, janë të pabazuara? 
3. A është e vërtetë se Vendimi i Arbitrazhit ICSID për çështjen me nr. ARB/15/28 i datës 24 Prill 2019 flet për persekutim politik nga ana e qeverisë Rama ndaj ortakëve të Agonset Sh.p.k? 
4. A ka çështje të tjera gjyqësore me Z. Francesco Becchetti për të cilat Shqipëria rrezikon të paguajë dëmshpërblim si pasojë e sjlljes së qeverisë ndaj tij? 

Letra e plotë e Bejtjes: 

Transsparenca, detyrim moral dhe ligjor per shqiptaret

Dje i dergova nje leter Avokatures se Shtetit mbi te ashtuquajturen ceshtje Becchetti. Jo vetem une por te gjithe shqiptaret duan te dine te verteten. Ne pritje te pergjigjes se tyre, po e bej publik letren qe i dergova, me pyetjet perkatese.

Kërkesë për informacion
Për: Z. Artur Metani
Avokat i Përgjithshëm i Shtetit
Avokatura e Shtetit
Rr. “Abdi Toptani”, Nr. Nr. 5, Kati 4, Tiranë
Nga: Z. Andi Bejtja
Gazetar i Lirë (Freelance) 
andibejtja@gmail.com
I nderuar Z. Avokat i Shtetit,
Po Ju drejtohem si gazetar i lirë dhe ish-drejtues i mediave më të mëdha në vend, për momentin bashkëpunëtor i disa emisioneve televizive dhe analist në disa portale, për t’Ju bërë disa pyetje në lidhje me një çështje sensitive, për të gjithë opinionin publik shqiptar, atë të penalizimit të Shqipërisë nga Vendimi i Arbitrazhit ICSID për çështjen me nr. ARB/15/28 i datës 24 Prill 2019 për mbylljen e TV Agon Channel në vitin 2015. 
E bëj këtë kërkesë bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” që garanton njohjen e publikut me informacionin që mbahet nga autoritetet publike në kuadër të transparencës e përgjegjshmërisë së tyre.
Me të drejtat që më jep ky ligj, kërkoj të më vihet në dispozicion nga institucioni Juaj si autoriteti që përfaqëson shtetin shqiptar në çështjet gjyqësore para arbitrazheve e gjykatave ndërkombëtare, informacionin e këkuar nga pyetjet në vijim: 
1. A është e vërtetë se Vendimi i Arbitrazhit ICSID për çështjen me nr. ARB/15/28 i datës 24 Prill 2019, i marrë në unanimiet nga të gjithë anëtarët e gjykatës së Arbitrazhit, ka dënuar Shqipërinë me një dëmshpërblim direkt prej të paktën 110,000,000.00 Euro dhe indirekt për efekt res judiciata me një dëmshpërblim prej të paktën 30,000,000.00 Euro, pra për një total prej të paktën 140,000,000.00 Euro?
2. A është e vërtetë se Vendimi i Arbitrazhit ICSID për çështjen me nr. ARB/15/28 i datës 24 Prill 2019, ka përcaktuar se shoqëria “Agonset” Sh.p.k është shpronësuar në mënyrë të paligjshme, e për rrjedhojë sekuestrimi dhe baza e tij, si dhe veprat penale të pretenduara, janë të pabazuara? 
3. A është e vërtetë se Vendimi i Arbitrazhit ICSID për çështjen me nr. ARB/15/28 i datës 24 Prill 2019 flet për persekutim politik nga ana e qeverisë Rama ndaj ortakëve të Agonset Sh.p.k? 
4. A ka çështje të tjera gjyqësore me Z. Francesco Becchetti për të cilat Shqipëria rrezikon të paguajë dëmshpërblim si pasojë e sjlljes së qeverisë ndaj tij? 
Mbetem në pritje të informacioni të kërkuar më sipër mund të cilin mund të ma në postën elektronike personale: andibejtja@gmail.com. 
Me repsekt, 
Andi Bejtja
Gazetar i Lirë (Freelance)