Lajm i keq për përdoruesit e iPhone, Apple pritet të prezantojë ndryshimin drastik

Kompania teknologjike shumëkombëshe me bazë në Kaliforni, “Apple”, po planifikon të heqë nga përdorimi aplikacionin shumëpërdorimësh “iTunes”, për ta zëvendësuar me programe novatore të sofistikuara. Pothuajse për 20 vjet, “iTunes” ka qenë qendra e strategjisë së marketingut të “Apple”-it, pasi ka një përmbajtje të kombinuar muzikore dhe kinematografike, si edhe është i pajisur me aftësinë e sinkronizimit për të menaxhuar “iPod”-in dhe “iPhonet”-ët.

Ky ndryshim me rëndësi madhore në lëmin e teknologjisë, pritet të njoftohet zyrtarisht në Konferencën Botërore të Zhvilluesve. Në muajt në vazhdim, “Apple” pritet të prezantojë risitë e aplikacioneve që do të menaxhojnë mediatekën për përdoruesit e “iPhone”-ëve.