Nis takimi Haradinaj-Merkel

Kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj e kancelarja gjermane Angela Merkel kanë arritur në vendin ku do të mbahet edhe takimi i sotëm.

Takimi pritet të fillojë për pak minuta, derisa kryeministri më parë u takua edhe me anëtarët e Grupit Parlamentar për Europën Juglindore të Bundestagut, Josip Juratovic, Nezahat Baradari nga SPD dhe Friedrich Ostendorff, Die Grünen.

Sic ka shkruar Haradinaj në Facebook, me deputetët gjermanë kanë biseduar për zhvillimet në vend dhe në rajon si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.