Nis takimi Haradinaj-Merkel

Kryeministri i Kosovës,Ramush Haradinaj e kancelarja gjermane Angela Merkel kanë arritur në vendin ku do të mbahet edhe takimi i sotëm.

Takimi pritet të fillojë për pak minuta, derisa kryeministri më parë u takua edhe me anëtarët e Grupit Parlamentar për Europën Juglindore të Bundestagut, Josip Juratovic, Nezahat Baradari nga SPD dhe Friedrich Ostendorff, Die Grünen.

LEXO EDHE  Negociatat/ Zaev ‘leksion’ Ramës: Nëse nuk hapen, bie qeveria

Sic ka shkruar Haradinaj në Facebook, me deputetët gjermanë kanë biseduar për zhvillimet në vend dhe në rajon si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.