Një person është gjetur i pajetë në bregdetin e Vlorës këtë të hënë.

Sipas informacioneve parapake, burri është pikasur në ujë nga pushuesit dhe është nxjerrë në breg te plazhi i vjetër, por pa shenja jete.

Dyshimet e para janë se ai është mbytur në det.

Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur.