Forca e Rilindjes është tek’’ luga e corbes së prishur’, që e kanë ngrënë të gjithë.

 

Nuk e di nëse është shqiptare apo universale, por gjithsesi ngelet një fenomen I cuditshëm se gjërat marrin më shumë forcë kur gabimet na I thonë të tjerët megjithëse I dinim vet më parë.

Të gjithë e denim që Rilindja është bordi drejtues i organizatave kriminale që veprojnë vec e vec, por që ajo shërben si dispeceri rakordimi kur i duhet shërbimi I tyre.

Duhej ta dëgjonim nga nje gazetë e huaj që të alarmoheshim.

Por, në këtë shkrim dua të flaës për një strategji tjetër të vjëdhjes së votave. Me ndarjen administrative, e cila solli shkrirjen e të gjitha komunave dhe krijimin e bashkive të mëdha, Rilindja jo vetëm bëri llogarite e votuesëve fanatikë por përdori edhe nje strategji tjetër.

Vështirë të gjesh ndonjë ish kryekomunar I të gjitha ngjyrave që ka qënë i pastër në ushtrimin e deyrës. Rama e përdori me shumë efikas këtë ves gjithpërfshires. Ai I kërcënoi me dosje korrupsioni krerët e komunave të opozitës se do përfundonin në burg nëse mbështetësit e tyre nuk do votonin kandidatin socialist.

E njëjta formulë u përdor edhe për ata kryetare bashkie socialist që nuk do rikandidoheshin më dhe për hakmarje do lobonin kundër. Në këtë rast shprehja’’nëse ke ngrënë një lugë corbë të prishur do vjellësh gjithë jetën funksionoi perfekt. E them këtë se të korruptuarit e PD ndihmuan rilindjen edhe ne zgjedhjet e mevonshme politike.

Vërtet përgjimet qe trasmetohen nga Bild kanë tronditur opinionin publik, por kjo metodë ka pasur më shumë ndikin në rezultatin elektoral. Opozita jo se nuk e di këtë fenomen, por për shumë arsye nuk I intereson ta hapi këtë plagë brënda vetes në këte moment.

Ky ështe problemi I opozitës, por unë si gazetar apo qytetar e shikoj më tej interesit akut të opozitës. Mua më intereson fenomeni pasi korrupsioni ja vetëm na varfëron të gjithëve por prish balancat politike pasi ai mund të kthehet në bumerang në një moment të caktuar.

E njëjta skemë është përdorur edhe për drejtues ndërmarjesh apo institucioneve të tjera. Tashmë është fare e dukshme që rilindja e ka uzurpuar PS te dikurshme. Pakënaqësia e socialistëve tradicional është në kulmin e saj. Atëherë si shpegohet që rilindja fitoi një mandat të dytë me një program prej guraje shtepiake  e  mekaniku, me tepsi dhe timon?

Pikërishtë, kërcënimi I dosjeve korruptive i garantoi Rames jo vetëm një mandat të dytë por edhe pushtet absolut. Ndoshta nuk do ta merrja mundimin të bëja këtë analizë në këto moment nëse nuk do vëreja vazhdimësinë e rrezikut. Në takimet që lideri I opozitës bën nëpër rrethe vihet re se  me ‘’entuziastet’’ më të shumtit në këto takime janë pikërishtë ata, tradhëtarët e detyruar të trafikut të votave.

Në emër të ‘’ kontributeve’’ në parti ata bëjnë opozitarin më të flaktë ndaj pushtetit rilindas që ata vet e kane ndihmuar.

Kjo, jo vetëm që dekurajon demokratët, por edhe pjesën gri të elektoratit që nuk e durojnë dot më regjimin e rilindjes.

Ky fenomen ka arritur kulmin me shfaqjen si e strucit e tre ish nen – kryetarëve të PDSH, Patozi, Topi dhe Topalli. Kjo tregon se udhetim I partisë që solli pluralizmin në Shqipëri ka pesuar devijime te rënda nga ideali I dhjetoristeve që luftuan për një Shqipëri si gjithë Europa.

Protestat e fundit gjithmonë në rritje numerike kanë në thelb të tyre urrejtjen ndaj rilindjes por nuk sigurojne mbështetjen e opozites në zgjedhjet e ardhëshme. Opozita ka bërë një luftë titanike për demaskimin brënda dhe jashtë vëndit të regjimit kriminal rilindase. Dhe për këtë populli shqiptar do ti jet mirenjohës, por euforia do jete zhgënjyese nëse nuk korigjohen gabimet e theksuara më siper në ciklin  e ardhshëm zgjedhor.

Partitë politike të të gjitha krahëve duhet të jenë të vetëdijshme se korrupsioni gërryen jo vetëm akonominë dhe mirqënien e popullit, por edhe vet ato. Duhet pranuar që forca e rilindjes është tek ‘’ luga e corbës së prishur’’ që kanë ngrënë të gjithë.