Megjithese shume faktore qe ndikojne vetbesimin jane jashte kontrollit tuaj, ka disa gjera qe ju mund te beni. Duke perdorur keto 10 strategji, ju mund te keni avantazhin mendor per te arritur potencialin e duhur.

1.Vishuni shik

Megjithese veshja nuk e ben njeriun, ato patjeter ndikojne tek gjendja shpirterore e tij. Asnje me shume se sa ju nuk eshte me koshient per paraqitjen fizike. Kur nuk dukeni mire, kjo gje ndikon ne menyren se si e mbani veten dhe si komunikoni me te tjeret. Perdoreni kete gje ne favorin tuaj duke u kujdesur per paraqitjen tuaj personale. Ne shume raste, permiresime domethenese ne paraqitje ndodhin pasi keni bere nje dush te mire e jeni depiluar, jeni veshur me rroba te pastra dhe jeni i informuar per stilet me te fundit te te veshurit.

2.Ecni shpejt

Nje nga menyrat me te lehta qe tregon se si ndihet nje njeri ndaj vetes eshte menyra se si ai ecen. A ecen ai ngadale? Duket sikur eshte i lodhur? I semure? Apo eshte energjetik dhe kembengules? Njerezit me besim ne vetvete ecin shpejt.  Ata kane vende ku te shkojne, njerez per te takuar dhe pune te rendesishme per te bere. Edhe nese nuk jeni me ngut, ju mund ta rrisni vetbesimin tuaj duke e bere hapin edhe me energjitik. Duke ecur me shpejt do te dukeni dhe ndiheni me i rendesishem.

3.Qendrim i mire i trupit

Ne te njejten menyre, menyra se si nje njeri e mban trupin tregon “historine” e tij. Njerez me krahe te varur dhe levizje te bera me zor tregojne mungese vetbesimi. Ato nuk jane entuziaste per ate cfare bejne dhe nuk e konsiderojne vetveten te rendesishem. Duke praktikuar qendrim te mire, automatikisht do te ndiheni me mire. Rrini drejt dhe mos e ulni koken. E sigurte qe do te krijoni nje pershtypje me te mire tek te tjeret dhe menjehere do te ndiheni me te fuqishem.

4. Reklamimi personal

Nje nga menyrat per te fituar vetbesimin eshte degjimi i nje fjalimi motivues. Fatkeqesisht, mundesite per te degjuar nje ligjerues te vertete nuk jane shume te medha. Keshtu shkruani nje fjalim te gjate 30-60 sekonda qe nxjerr ne pah pikat tuaja te forta dhe objektivat tuaja. Pastaj recitojeni ate perpara pasqyres me ze te larte si nje doze vetbesimi.

5. Mirenjohja

Kur fiksoheni shume pas asaj qe doni, mendja krijon arsye perse nuk mund ta keni ate. Kjo ju perqendron tek te metat e juaja. Menyra me e mire per ta menjanuar kete eshte perqendrimi tek mirenjohja. Harxho pak kohe cdo dite duke listuar me mend te gjitha gjerat per te cilat ju jeni mirenjohes. Rikujtoni sukseset e kaluara, vetite tuaja unike, maredheniet e dashurise dhe momentet pozitive. Do te cuditeni se sa shume keni fituar dhe do te motivoheni per te ndermarre hapin tjeter drejt suksesit.

6Komplimentoni te tjeret

Kur mendojme negativisht, ne shpesh e projektojme kete ndjenje tek te tjeret ne formen e fyerjeve dhe thashethemeve. Per ta hequr qafe kete qark negativiteti, fito zakonin e levdimit te te tjereve. Refuzoni te perfshiheni ne thashetheme qe jane nje thike pas shpine per te tjeret dhe beni nje perpjekje per te komplimentuar ato qe keni perreth. Me kalimin e kohes, do te pelqeheni dhe do te beheni i vetbesueshem.

7. Uluni ne radhen e pare

Zakonisht ne shkolla, zyra apo takime publike, njerezit tentojne te ulen ne radhet e fundit. Ato kane frike se bien ne sy. Kjo reflekton mungese besimi. Duke u ulur ne radhet e para, ju e kaloni kete lloj frike dhe ndertoni besimin ne vetvete.

8. Flisni

Gjate diskutimeve ne grup, njerezit nuk flasin sepse kane frike se mos paragjykohen per ate qe thone. Por kjo eshte e kote. Pergjithesisht njerezit jane me te pranueshem se sa mund te imagjinohet. Beni perpjekje te flisni te pakten nje here ne cdo grup dhe ju do te beheni nje foles me i mire publik, do te keni me shume besim ne mendimet tuaja dhe do te njiheni si nje udheheqes nga moshataret tuaj.

9.Shkoni ne palester

Paraqitja ose fakti se sa ‘fit’ jeni ka nje efekt te madh mbi vetbesimin tuaj. Nese nuk jeni ne forme te mire fizike, do te ndiheni te pasigurt, jo terheqes dhe me pak energjik. Duke u stervitur ne palester, ju permiresoni paraqitjen e jashtme fizike, i jepni enegji vetes dhe krijoni pozitivitet.

 10. Perqendrohuni tek kontributi juaj

Te mendosh per ate qe i dhene tjetrit, shoqerise ne pergjithesi, punes apo edhe familjes eshte nje gjest qe te rrit vetbesimin. Nje ndjenje qe te ben ti japesh vetvetes me rendesi.