ZGJIDHET KRYEMINISTRI I RI I BRITANISË SË MADHE

  më 13:15 23-07-2019

Boris Johnson është zgjedhur kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, pas dorëheqjes së Theresa May.

Johnson u zgjodh me 92953 vota,  duke mundur Jeremy Hunt për t’u emëruar kryeministri i ardhshëm i Anglisë.

Johnson ka falënderuar anëtarët e partisë që e zgjodhën në këtë detyrë.

Boris Johnson tha se ishte një privilegj për të që shërbeu në kabinetin e Theresa May duke parë pasionin dhe vendosmërinë e saj.

Ai shtoi se është një “nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm” për të që u zgjodh udhëheqës i Tory.