Ish-deputeti i PS i drejtohet diplomates amerikane/ Na çudite me reformën në drejtësi, shumë propogandë…

Ish-deputeti socialist, Elmaz Sherifi, ka reaguar përmes një komenti në rrjet lidhur me aktivitetet e zhvilluara një ditë më parë për 3 vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi.

Sherifi shkruan se pati shumë propogandë në 3-vjetorin e Reformës pa formë, e drejtësinë e munguar.

“E dua fort drejtësinë, por ende nuk po e shoh. Nuk doja të thoja se Reformën në Drejtësi e promovojnë të akuzuarit, jo prokuroria, se ajo nuk “merr fryme”, por me cudit edhe zv.ambasadorja që ishte e kënaqur që nuk ka, Gjykatë Kushtetutese e Gjykatë të Larte, sepse sipas saj, ato ishin të korruptuara”, shkruan Sherifi.

Komenti nga Elmaz Sherifi

“Drejtesi e munguar” !

Dje u zhvilluan aktivitete nga Kuvendi dhe Institucionet Nderkombetare ne Shqiperi, per tre vjetorin e fillimit te Refomes ne Drejtesi. ZvAmbasadorja e SHBA mbajti nje fjalim ne perurimin e ” Polit te Drejtesise”, ndersa Soreca njoftoi se do alokohen edhe 42 miljon euro te tjera per Reformen !

E dua fort drejtesine, por ende nuk po e shoh. Nuk doja te thoja se Reformen ne Drejtesi e promovojne te akuzuarit, jo prokuroria, se ajo nuk ” merr fryme”, por me cudit edhe zv.ambasadorja qe ishte e kenaqur qe nuk ka, Gjykate Kushtetutese e Gjykate te Larte, sepse sipas saj, ato ishin te korruptuara.

Edhe une mendoj se pushteti gjyqesor ishte i korruptuar, madje shume i korruptuar. Por si e argumenton diplomatja qe Reforma ne Drejtesi nuk parashikoi te krijoheshin fillimisht Gjykata Kushtetutese dhe Gjykata e Larte me gjyqtare qe kalonin vettingun, e mandej te vazhdonte procesi me pastrimin e “Pallatit te Drejtesise” per tu garantuar drejtesi shqiptareve ?

Pa nguruar te them, se festohet trevjetori i fillimit te Reformes ne Drejtesi, dhe ende nuk jane ngritur SPAK dhe Gjykata qe do “shpartalloj” korrupsionin e politikaneve dhe qeveritareve, qe nderkombetaret, as e shikojne e as e denoncojne, por na “garantojne”, ne mrekulline qe po vjen, ashtu si Lu, per kapjen e “Peshkut te Madh”, qe sra kurre ne rrjete. Kur do i shohim peshqit ?

Kryetari i Keshillit te Emerimeve ne Prokurori, na dha lajmin se ne shtator SPAK do hetoj ish prokurorin e Prokurorise se Pergjithshme, tani me Prokurore te Perkohesheme ! Ndoshta ai eshte”Peshku i Madh”, ndersa qeveritaret qe akyzohen cdo dite jane cironka !

Shume propagande pati ne trevjetorin e Reformes, pa forme, e drejtesine e munguar !