OSSHE OSE KONCESIONARJA E VDEKJES

Operator për shpërndarjen e energjisë, ka qënë një ndërmarje shtetërore shqiptare. Nën petkun I rritjes së investimeve  , për një shërbim më të kualifikuar, ky rrjet I kaloi një kompanie private CEZ dhe më vonë OSSHE. Nuk ka nevojë për shumë argumenta sepse të gjithë e shohim se shërbimi jo vetëm që nuk është përmirësuar, por është perkeqësuar edhe më shumë. Shteti jo vetëm që nuk penalizon këtë kompani për mos përmbushje të detyrimeve kontraktuale, por nxiton të dali avokatja e saj duke futur mijra të vobektë në burg për pamundësin e pagesës të ndonjë fature. Qëllimi I këtij shkrimi nuk është pasojat ekonomike të koncesionerëve apo PPP te fameshme që po varfërojnë ekonominë shqiptare cdo ditë e më shumë. Shkak u bë një qytetar nga Bishtanaka e Fierit, I cili iu drejtua portalit Media Plus për të denoncuar një fakt të frikshëm. Një shtyllë e tensionit të ulët është thyer dhe është varur me gjithë kabujt e tensionit deri në afërsi të tokës në oborrin e shtëpisë së tij. Pikelidhjet e kabëjve të pa izoluar totalishtë mund të arrihen edhe nga nje femij tre vjecar. Familjarët të rrezikuar janë munduar të izolojne telat në mënyrë amatore që të mënjanojnë sadopak rrezikun. Ata kanë njoftuar për gjëndjen në të cilën ndodhen,  punonjësit dhe drejtuesit e OSSHE në Fier, të cilët e pranojnë rrezikun dhe premtojnë që do ta zgjidhin. Megjithëse avaria ka ndodhur qe ne fillim të korrikut dhe po I afrohemi mesit te gushtit, shtulla kokëvarur vazhdon të këeconojë jetën e familjarëve. Ankesat e tyre vazhdojnë cdo ditë pranë drejtuesve dhe së fundi kanë marë një përgjigje për ‘’zgjidhje’’: ‘’ gjeje dhe vendose privatishtë shtyllën se ne nuk kemi’’. Të alarmuar nga ky denoncim i tmershëm, Portali Media Plus, e mori vet ne telefon dispecërinë elektrike. Ata na premtuan që do njoftojnë sektorin përgjegjës për të shqyrtuar gjëndjen nga afër. Por, sipas qytetarit askush nuk kishte vajtur ta shikonte. Një specialist I fushës do rreshtonte një pafundësi shkeljesh te sigurimit teknik në këtë rast. Por, për OSSHE kjo është fare normale. Sepse, në normalitet janë kthyar dhjetra gabina me dyar të pa kycura. Madje të shpeshta janë rastet që kabinat nën tension janë pa dyer fare. Të gjithë e kemi të qartë rrezikshmërinë që na kanoset nga kjo gjëndje alarmante dhe askush nuk flet. Qytetari na tregoi se këtë rast e ka denoncuar edhe në media lokale apo dhe gazetar që punojnë për media qëndrore. Askush se ka marrë mundimin ta raportoj si lajm shqetësues për publikun. Një shoqëri që pranonë të bashkëjetojë natyrshëm me vdekjen ka arritur në pikën e fundit të degradimit.