PER SA KOHE NJE TESER PARTIE DO TE KETE ME SHUME FUQI SE SHTETI, NE KURRE NUK DO E MUNDIM MAFIEN – NGA: BESIM DERVISHI

(Në kujtim të tridhjet e gjasht vjetorit të vrasjes së gjeneralit italian Carlo Alberto Dalla Chiesa)

Si sot tridhje e gjasht vjet me pare krimi i organizuar vrau ne Palermo nje nder sherbyesit me te shquar te shtetit italian, Prefektin Karlo Alberto Dalla Kieza. Ai ishte i njohur per metodat efektive te cilat cuan ne zbulimin e fijeve qe lidhnin mafien me politiken. Ne shume dokumentare, libra dhe filma te cilat i kushtohen jetes se tij tregohet qarte se ekzekutuesit ishin mafioz por urdheruesit e vertet vinin nga ragjen me te larta te politikes deri ne Rome. Dalla Chieza u vra ne automjetin e tij modest sebashku me gruan e tij bukuroshe Elisabeta Karraro. Ate dite dikush shkroi ne murin aty prane me germa te medha: KETU VDIQ SHPRESA E PALERNITANEVE TE NDERSHEM”.

Carlo Alberto Dalla Chiesa u ekzekutua barbarisht nga organizata mafioze Cosa Nostra në Palermo, më 3 Shtator 1982 teksa po dilte nga zyra e tij nga prefekturen e Palermos. Ai kishte njeqind dite qe ishte emeruar si prefekt i Palermos pas suksesit qe ai arriti ne vitet ‘70 duke shpartalluar organizaten terroriste “Brigada e Kuqe”.

Gjatë kohës që Gjenerali italian Dalla Chiesa j’u mbante nje fjalim puntorve të një kantieri në Palermo, rreth mafies dhe sundimit të shtetit ligjor, njëri nga puntorët e pyeti;
– Gjeneral pse ke ardhur në Palermo, për të bërë revolucion?
– Jo- u përgjigj Dalla Chiesa
– Po përse atëhere?
– Për të rivendosur autoritetin e shtetit- ja ktheu gjenerali italian.
– Po pse kjo nuk të duket si revolucin?- i tha puntori.

Menjëher pas triumfit mbi organizatat terroriste si Brigada e Kuqe, në vitin 1974 ( thuhet se Dalla Chiesa për herë të parë përdori disa metoda të sofistikuara për të depërtuar brënda organizatës, duke infiltruar dhe bashkpuntor të policisë) ai në vitin 1982 u caktua me detyrën e Prefektit të Palermos me të vetmin qëllim, shkatërrimin e Cosa Nostra-s e cila sapo kishte filluar luftën e përgjakshme me shtetin pas vrasjes së disa funksionarve shtetëror, si shefin e policise Boris Xhulianin, gjykatësin Cezare Terranova, gjykatësin Gaetano Kosta dhe të tjerë. Ne fillimet e punes se tij ne Palermo gjenerali Dalla Chieza perdori disa metoda policore qe dhane disa shenja permiresimi. Ai mbylli shume kantiere te mafias si dhe nisi nje kontroll mbi te gjitha transaksionet bankare. Gjate punes se tij perdori metoda policore te paperdorura me pare si p.sh. shfrytezoj finalen e ndeshjes se botrorit ne 1982 Itali- Brazil per te kryer qindra arrestime te mafio- politikes e cila e kishte humbur vigjilences.

Por Cosa Nostra nuk ishte Brigada e Kuqe. Ajo ishte një shtet brënda shtetit, një struktur gati e padukshme me fije të holla te cilat lidheshin me qarqet politike të Romës.
Menjeher pas vrasjes se Dalla Chieses ne 3 Shtator 1982. Senati Italian miratoj me shpejtesi ligjin legjendar Nr. 646, i miratuar më 13 Shtator 1982. Ky ligj quhet dhe Ligji Rognione- La Torre dhe u projektua nga deputeti Pio La Torre ( I cili u vra para gjeneralit Dalla Chiesa ne fillim te vitit 1982). Ky Ligj u miratua më 13 Shtator pas vrasjes se projektuesit të tij Pio La Torre nga Krimi i Organizuar si dhe vrasjes se Prefektit Gjeneralit Dalla Kieza vrasja e te cilit pershpejtoj punen e senatit italian per miratimin e ketij ligji i cili rezultoj vdekjeprures per mafien dhe politikanet e korruptuar.

…………………………………………………………………………………………

Disa nga theniet legjendare te Gjeneralit Carlo Alberto Dalla Chiesa jane:

“….Per sa kohe nje teser partie do te kete fuqi me shume se shteti. Ne kurre nuk do ta mundim mafien..”


“…Mafia ekziston sepse partite kane nevoj per vota…”

“….Mafia ka ndryshuar: Kjo fale marrëveshjeve te fuqishme politike, ajo eshte pasuruar pasi eshtë bëre menaxhere e trafikut global të drogës por asaj nuk i mjafton kjo, ajo aktualishte kerkon perspektiva te reja për zgjerimin e aktivitetit te saj nepermjet menaxhimit te prokurimeve si dhe riciklimit te parave te pista. Mafia eshte duke synuar lart e më lart, me nevojën primare te lidhjeve te marrëdhënieve me boset e financave globale si dhe njerzit qe komandojne politikën ndërkombëtare…..”

…………………………………………………………………………………………

Shume autor dhe shkrimtar jane bazuar tek veprimtaria e tij antimafie per te shkruar libra dhe filma. Kohet e fundit eshte zbuluar se shkrimtari Leonardo Sciascia eshte frymezuar nga puna e gjeneralit Carlo Alberto Dalla Chiesa ne vitet ‘60 kur ai punonte ne Sicili si oficer i thjesht policie, per te shkruar librin e tij “Il Giorno Della Civetta” ( Dita e Kukuvajkes). Nje liber i cili ne vitin 1971 u ekranizua ne film ngas regjizori Damiano Damiani. Dalla Chiesa njihet ne kete liber me emrin Kapiten Bellodi. Ja disa nga pjeset qe permenden ne kete liber te cilat jane perkthyera nga une:

“…Duke zbritur kapiten Bellodi po mendonte se familja është institucioni i vetëm me të vërtetë i gjallë në ndërgjegjen e sicilianeve, dhe per te jetuar me gjate ajo ishte e lidhur si nje nyje dramatike, kontraktuale, ligjore, dhe ne teresi sentimentale. Per ata familja eshte shteti Sicilian. Shteti, i cili per ne eshte nje subjekt i jashtem qe ka si dukuri forcen, nepermjet te se ciles imponon taksat, sherbimin ushtarak, luften……Ai po mendonte se do te duhet shume kohe dhe pune per te kaluar kufirin midis familjes dhe shtetit…..”

“…Kapiten Bellodi rridhte nga nje familje me tradita republikane e cila besonte ne iden se; kush ka tradite armen duhet te punoje ne forcat e policise; me besimin e nje njeriu i cili ka marre pjese ne nje revolucion, ne nje revolucion qe pasi ka fituar ka nevoje per vendosjen e ligjit i cili do te garantoj lirite dhe te drejtat, ligji i Republikes qe pasi te vendoset duhet respektuar. Dhe ne qofte se ai akoma vazhdonte ta mbante veshur rroben e policit dhe nuk kishte mare licensen e avokatit kjo vinte per shkake te dashurise qe kishte per kete pune. Bellodi ishte nje njeri i prere per polic, nje oficer policie me nuhatje te larte, nje kirurg i cili me bisturi ne dore do te hiqte nga trupi te keqen, nje mjet qe ai do ta perdorte me kujdes dhe saktesi ne menyre te sigurte. sepse ai besonte se ligji u ngrit nga idea e drejtesise……..”

“….Mos beso kurre se te gjithe policet jane budallenj. Nje njeri si ty mund te leshoje gjuhen dhe te nxjere te gjitha sekretet…. Disa kane lindur per tu bere prifterinje, disa per tu bere polica. Bellodi ka lindur per tu bere polic…..”

“….Po kalonte nje gjendje shpirterore te furishme perzjer me zemerime dhe urrejtje te papritura. Kapiteni ndjente ankth, ankthin e ligjit qe e detyronte ate te levizte si nje oficer policie i cili kishte nje fuqi te madhe nje liri te madhe veprimi. Ai po mendonte tek pezullimi i jashtëzakonshëm i garancive kushtetuese, në Sicili dhe për disa muaj dhe e keqja do të çrrënjoset përgjithmonë. Por sicilianet ishin akoma nën represionet e kujtesës Mori (Prefekti Cesare Mori shkaterrusi i Mafies Siciliane ne kohen e fashizmit). Bellodi po mendonte se duheshin pregatitur njerez ne fushen e taksave dhe evazionit fiscal per luftimin e Mafias si ne Amerike. Por lufta nuk duhet shtrire vetem ndaj njerzeve si Don Mariano Arena por dhe me gjere. Duhet te goditeshin bankat, duhet te futeshin duart nga ekspertet ne kontabilitetin financiar te shoqerive siciliane, ne kompani te medha dhe te vogla duheshin te kontrolloheshin regjistrat. Dhe pastaj dhelprat nuk do shpetonin dote. Bellodi po mendonte se duheshin hetuar te gjitha pasurit e zyrtareve; Vilat e medha dhe llukzoze, makinat e shtrenjta te grave te tyre apo dashnoreve te tyre dhe te gjitha keto do krahasoeshin me rrogen dhe pagat………”

Imazhi qe verteton triumfin e ideve te gjeneral Dalla Chieses eshte momenti i arrestimit pas njembedhjet vjetesh nga vrasja e tij, e bishes korleoneze Toto Rines. Rina u shfaq ne Janar te vitit 1993 ne ambjentet e policise se Palermos duarlidhur dhe kokeulur ne nje gjendje deshperuese. Mbi koken e tij ne zyre dukej fotografia e Gjeneralit Carlo Alberto Dalla Chieza.

……………………………………………………………………………………………

PO NE SHQIPERI?

Edhe ne Shqiperi pas viteve 2000 krimi i organizuar i forcoj pozitat e veta ekonomike dhe politike. Shume oficer policie kane rene deshmore ne lufte me organizatat kriminale si Ilir Ngresi, Arben Zylyfrari, Gani Malushi, Klejdi Bano, Artan Cuku si dhe me shume se 250 efektive nga kjo strukture. Por asnjera nga keto vrasje nuk ka sherbyer si pike reflektimi per politiken shqipetare ashtu sic sherbeu vrasja e gjeneralit dalla Chiesa e cila detyroj politiken italiane qe ne daten 13 Shtator vetem 10 dite pas kesaj vrasje te miratoj ligjin antimafie Rognione- La Torre.

Ne Itali krimi i organizuar nuk sulmonte kurre shtetin por e konsideronte si ortak ne bizneset e tij dhe punet publike. Por ne vitet 50- 60- krimi goditi gazetaret guximtar qe po shkruanin kunder krimit dhe mafies, si Di Kristina e te tjere, pastaj organizata kriminale filloj te eleminoj punonjesit e ndershem te shtetit si oficer policie dhe gjykates dhe kur politika italiane e kuptoj se nga kjo lufte e nisur do te delte e humbur sic doli pjeserisht me krizen e “Tangentopolit”, sepse elektorati po fillonte te largohej dhe distancohej nga politikanet e korruptuar. Ajo e detyruar filloj te nxjerin disa ligje kunder krimit dhe mafies si ligji 464 e te tjere. Ky ishte momenti ku u prishe pakti i mafies me politiken dhe pas te ashtequajturit “Maxiproxesso” ku politika nuk mundi dote te influencoje ne pallatet e drejtesise per mosdenimin e mafias, kjo e fundit filloj hakmarrjen e pergjakshme, vrasjet e politikanve kurajoz por dhe atyre qe shkelen marrveshjes dhe paktin midis politikes dhe mafies. Si Matarela, Lima, Pio la Torre, Injacio Salvo e te tjere. Politika shqipetare duhet ta kuptoj se krimi nuk i fal as ata. Veshtire te shpetojne edhe ata nga keta peshkaqene qe do i shqyejne ne gropen e kenetes kur ata do te perpiqen qe ti braktisin…