Gazetari i njohur: Francezët nuk ngatërrojnë asgjë pa dashje dhe rastësisht

Gazetari Adriatik Dosti  ka reaguar për  ngatërrimin e himnit shqiptar në ndeshjen Francë Shqipëri.

Sipas tij e gjithë ajo ishte një skenë e neveritshme dhe e dënueshme nga vetë rregulloret e FIFA-s dhe të UEFA-s .

“E teksa shoh këtë lloj zbythje të shtetit të sotëm palaço shqiptar e sigurisht edhe të vetë medias sharlatanë shqip-folëse për incidentin e rëndë të ”ngatërrimit” të Himnit Kombëtar te Shqipërisë përpara ndeshjes kualifikuese të Euro 2020 në Paris, mes Francës e Shqipërisë. “, shprehet ai.  Ai shprehet më tej se francezët nuk ngatërrojnë asgjë padashje.

Reagimi i plotë:

Nga Arkivi im personal…

Ja si e respektuam Shqiperine ne mes te Erevanit..

…E teksa shoh kete lloj zbythje te shtetit te sotem palaco shqiptar e sigurisht edhe te vete medias sharlatane shqipfolese per incidentin e rende te ”ngaterrimit” te Himnit Kombetar te Shqiperise perpara ndeshjes kualifikuese te Euro 2020 ne Parise mes Frances e Shqiperise….

E teksa gjithe ajo skene e neveriteshme dhe e denueshme nga vete rregulloret e FIFA dhe te UEFA …u be edhe me qesharake e poshteruese ndaj Shqiperise e shqiptareve kur pas vendosjes se himnit te Andorres fonia zyrtare e njerit prej 5 stadiumeve te konsideruar si Tempuj te futbollit boteror ”ngaterrohet” serisht duke ju kerkuar ndjese tifozeve armene …e jo atyre shqiptare…

E teksa nuk shoh kerkundi asnje lloj ndjese zyrtare e publike te Federates Franceze te Futtbollit e sigurisht as edhe ndonje prononcim a deklarate te ashper zyrtare te Federates Shqiptare te Futbollit…e kur te gjithe gati sa nuk po masturbohen nga ajo c’ka Macroni na i paska kerkuar ndjese Rames…

…Nuk e di pse mu kujtua nje episod jo pak i rendesishem i gati 22 vjeteve me pare ku une se bashku me disa kolege te tjere gazetare sportive shoqeruam ekipin tone kombetar te futbollit per ndeshjen e tij te radhes kunder Armenise ne Erevan…

…. .Ate nate…po rrinim ne kafe-barin e hotelit Armenia -1 se bashku me zv.trajnerin e kombetares sone Faruk Sejdinin dhe mjekun e skuadres sone kombetare Doc. Lluka Heqimin…e sigurisht po flisnim e bisedonim gjere e gjate reth ndeshjes se neserme kunder armeneve…

Dhe po ate mbremje me 5 shtator 1997..ne te gjitha agjensite informative te botes ishte shperndare lajmi i ndarjes nga jeta te Nobelistes e Shenjtores se famshme shqiptare Nene Terezes …

Te nesermen ne mengjesin e 6 shtatorit tek po pinim kafen e zakonshme vjen dikush e na njofton se sapo kish marre lajmin nga Shqiperia se kish nderruar jete nje prej me te medhenjve te historise se futbollit shqiptar nje ikone e legjende e vertete e tij…i pa harruari Refik Resmja..

U tronditem pa mase …gjithesesi aty per aty i them doc. Llukes …jane dy figura madhore e krenari e kombit tone ndaj mendoj qe te kontaktojme me Delegatin e FIFA qe ishte nga Belgjika mesa me kujtohet…[pasi ndeshja Armeni – Shqiperi ishte e vlefshme per eliminatoret e Boterorit 1998] ..te flasim urgjentisht me drejtuesit e Federates Armene e me pas edhe me gjyqtarin e ndeshjes jugosllavin Radomir i cili ishte akomoduar ne te njejtin hotel me ne por ne nje aneks anesor te tij…dhe tu themi e ti bindim se do te ishte ne nderin e respektin e kombit shqiptar por edhe te tyre qe perpara ndeshjes te mbahej 1 minute heshtje ne nderim e respekt te jetes e kontributit te Nene Terezes e Refik Resmes… ne sherbim te njerezimit e vecmas kombit e popullit te cilit i perkisnin… …

Fatmiresisht Presidenti i federates armene ishte i biri i nje ish sportisti te Ararit te famshem dikur ne futbollin e ish Bashkimit Sovjetik …dhe na tregoi se Resmja yne i madh kish luajtur pikerisht po ne kete stadium me emrin Hrazdan kunder babait te tij.. ne perberje te Partizanit te tij te asokohe kunder skuadres me te mire armene te asaj periudhe …dhe kujtoj – tha ai… qe im ate e kujtonte shpesh me nostalgji Resmen tuaj si jnje futbollist klasi aq me shume qe ne ate ndeshje ai pat shenuar nje gol spektakular me roveshjate… sa per Nene Terezen…no coment shtoi ai…

Pasi u moren vesh mes njeri tjetrit delegati i Fifa, drejtuesit e federates armene qe ishin pritesit e organizatoret e ndeshjes,,,,gjyqtari i takimit dhe ne pala shqiptare ku une e doc.Llluka morem pothuajse persiper gjithcka …kuptohet edhe me ndihmen e prezencen e drejtuesve te Fshf …ku ne krye te saj ne ate kohe ishte i pa harruari Skender Hyka… gjithcka ne unanimitet te plote u vendos ne nje kohe rekord dhe perpara ndeshjes Armeni -Shqiperi ne mesditen e 6 shtatorit 1997 u ra dakord qe ne nderim te Nene Terezes shqiptare dhe te Refik Resmes se madh ekipet por dhe gjithe te pranishmit ne ate ndeshje te ngriheshin ne kembe e te nderonin me 1 minute heshtje kujtimin e tyre …

Dhe keshtu ndodhi…nderkohe qe fonia e stadiumit dha njoftimin e spjegimin e rastit ne dy gjuhe ate vendase por edhe ne anglisht….njoftim qe u pasua nga duartrokitjet respektuese te te gjithe te pranishmeve ne stadium…

Dhe vecmas ne shqiptaret u ndjeme vertet fort mire e krenare …qe edhe aty ne Erevanin e larget arritem te bejme ashtu sic duhej bere e ate qe duhej bere ne nderim e ne respekt te kombit e te popullit tone . duke respektuar denjesisht ..dy figura te shquara kombetare e nderkombetare te tij…

…Nuk beme asnje lloj trimerie e asnje lloj heroizmi as une e as doc.Lluka por as edhe drejtuesit e Fshf sone …pervecse detyren tone si shqiptare te mire, te ndershem e patriote…detyren e detyrimin tone moral e shpirteror ndaj Kombit e popullit tone dhe vetem kaq…

Ja kjo ngjarje mu kujtua mbreme pas ndeshjes France – Shqiperi …teksa Gjelat …”ngaterronin” si pa dashur Himnin kombetar te Shqiponjave …dhe ku se,,,pikerisht aty ne Paris ..ne kryeqytetin e civilizimit boteror…

SHENIM….fotua qe ilustron kete shkrim eshte bere ne vitin 1994 ne stadiumin ”Q.Stafa” …ku se bashku me Resmen e madh, Trajnerin .E.Shehu , Doc. Lluken , Presidentin e FSHF. Edmond Spaho ….Pellumbin e Ladin etj jemi duke biseduar perpara nje ndeshje nderkombetare te Shqiperise…

Se fundi dhe konkluzioni….

Ju siguroj se kur vjen puna per Shqiperine, shqiptaret, Kosoven , Camerine e Ceshtjen kombetare shqiptare ne teresi vetem francezet miqte per koke e aleatet besnike historikisht te serbo-sllaveve …kurre nuk ngaterrojne asgje ”pa dashje” e as ”rastesisht”..e kurre …”gabimisht” Shqiperise nuk i therrasin Andore apo edhe Armeni a Mal i ZI…ok…