
Basha nuk vjen kurrë në pushtet!
Dikur kam shkruar:- Ndërkombëtarët nuk është se mbështesin Ramën, por ata nuk janë dakort me Bashën!
Ardhja e Bashës në krye të PD-së nëpërmjet KOP-it ka provokuar shumë reagime, në shumicën e tyre duken si konspirative.
Altin Goxhaj që çdo zhvillim në Shqipëri e lidh me influencën e Xhorxh Soros,pretendon se Lul Basha është produkt i një marrëveshjeje ndërmjet Berishës dhe multimiliarderit.
Sipas tij, doktori nuk mund të rivensosej në pushtet, nëse pas dy mandatesh nuk ia dorëzonte partinë Lulëzim Bashës.
Berisha, pas rrëzimit shkatërrues të 97-ës, e kishte të vështirë të rikthehej pa një mbështetje të tillë.
Disa të tjerë shkojnë edhe më tej:- aksidentin enigmatik të Sokol Olldashit e lidhin me rivalitetin e tij me Bashën për drejtimin e PD-së.
Mbështetja e ndërkombëtarëve në favor të Bashës, u duk hapur kur ky konkuroi përballë Ramës për Bashkinë e Tiranës.
Besoj se të gjithë e kemi parasysh rinumërimin e votave, ku Basha fitoi me 10 vota diferencë.
Prezenca e ndërkombëtarëve e sidomos ajo e ambasadorit amerikan Basha nuk vjen kurre ne pushtet
Dikur kam shkruajtur : nderkombetaret nuk eshte se mbeshtesin Ramen por nuk jane dakord me Bashen.
Ardhja e Bashes ne krye te Pd nepermjet KOP-it ka provokuar shume reagime, ne shimicen e tyre duken si konspirative. Altin Goxhaj, I cili cdo zhvillim ne Shqiperi e lidh me influencen e Xhorxh Soros , pretendon se Lul Basha eshte produkt I nje marreveshje ndermjet Berishes dhe multumiliardierit. Sipas tij doktori nuk mund te rivinte ne pushtet nese pas dy mandateve nuk ia dorezonte partine Lulezim Bashes. Berisha, pas nje rrezimi shkaterrues me ’97 e kishte te veshtire te rikthehej pa nje mbeshtetje te tille. Disa te tjere shkojne edhe me tej: aksidentin enigmatik të Sokol Olldashit e lidhin me rivalitetin e tij me Bashën për drejtimin e PD-së.
Mbështetja e ndërkombëtarëve në favor të Bashës u duk qartë kur ky konkuroi përballë Ramës për Bashkinë e Tiranës. Besoj se të gjithë e kujtojme rinumërimin e votave, ku Basha fitoi me 10 vota diferencë.
Prezenca e ndërkobëtarëve e sidomos ajo e ambasadorit amerikan, ishte e dukshme dhe imponuese. Është një praktikë edhe në vënde të tjera, që drejtimi i bashkisë së kryeqytetit të shërbejë si trampolinë per kreun e partisë dhe me pas të qeverisë.
E thënë shkurt: ndërkombëtarët , veçanërisht ata amerikanë, investuan që Basha të vihej në krye të një nga partive më të madha në vend. Po çfarë ngjau?
Në 2013-ën, kur Rama mori drejtimin e vendit, Basha u ngjit në krye të opozitës pas dorëheqjes së doktorit. Rama, pa u ulur mirë në karriken e kryeministrit, u gjend pas një kërkese për asgjesimin e armëve kimike. Por njëkohësisht edhe përballë revoltës më të madhe popullore të postkomunizmit. Dukej që organizatorët e protestës ishin të rrymave të ndryshme , por mbështetja e doktorit dhe Lulzim Bashës ishte publike. Historia e armëve kimike dihet, por dua t’ju rikujtoj dekleratën e ambasadorit të SHBA Arvizu: ‘’Basha ka shkelur vijën e kuqe’’. Në atë moment u duk si një deklaratë emoncionale e një ambasadori, por e parë sot në retrospektivë, pikërisht këtu është piknisja e kalvarit stërmundues të dështimeve të Bashës në luftën për të risjellë PD në pushtet. Rama i sigurt që opozita e drejtuar nga Basha nuk ia kërcënonte pushtetin, pasi e dinte zemeratën Amerikane, instaloi qeverisjen më propotente të historisë postkomuniste në Shqipëri. Basha, nga ana tjeter, i frymëzuar nga pakënaqësia popullore, mori aksione të forta politike. Në prag të zgjedhjeve të 2017-ës ai ngriti çadrën e ‘’Republikës se Re’’ duke paralajmëruar bojkotimin e zgjedhjeve. Pas kësaj ngjau takimi i ‘’famshëm’’ i 17 majit Rama – Basha. Askush edhe sot e kësaj dite nuk e di se për çfarë u bisedua në takimin kokë me kokë, por, që Basha doli nga çadra pa pritur e dimë të gjithë. Mendoj se Rama i ka thënë Bashës, se ndërkombëtarët nuk janë dakord që ai të vijë në pushtet dhe pozita e tij, tashmë ishte përkeqësuar nga kërcenimet e tyre.
Basha, i bindur që nuk do vinte në pushtet, përjashtoi të gjithë ‘’rebelët’’ nga lista e kandimit, pasi pas humbjes do t’i kërcënonin drejtimin e partisë.
Përjashtimi i katër nënkryetarëve dhe e sekretarit të përgjithshëm nga listat, në limitet e dorëzimit te tyre, dukej një çmenduri pa preçedentë. Madje, ai për të ruajtur pozitat e kreut të partisë, hartoi listën në nivelin më mediokër.
Rezultati i zgjedhjeve nën nivelin e gjithë perballjeve elektorale, ishte thuajse shkatërrues.
Me ndihmën e Doktorit Basha ia doli të mbante kreun e PD-së pavarësisht kundërshtarëve. Pakënaqësia e demokratëve sa vinte dhe rritej përballë qeverisjes arrogante të Ramës dhe përgjumjes së kryedemokratit. Dihet që vëmendja e ndërkombëtarëve kundrejt Shqipërisë, është kryesisht për stabilitet, pa pretenduar shumë për standartet e demokracisë. Këtë e dinte edhe Rama që rriste me shpejtësi nivelin e arrogancës së tij ndaj popullit dhe opozitës, për ta shtyrë kundërshtarin drejt aksioneve të forta destabilizuese. Në këtë mënyrë, Rama djallëzisht, rriste pakënaqësinë e mbështetësve demokratë ndaj liderit të tyre , i cili s’kishte rrugë tjetër, përveç dorëheqjes.
I etur për pushtet Basha, i mbeshtetur edhe nga Berisha, zgjodhi hapin më ekstrem në historinë e pluralizmit, atë të djegjes së mandateve. Ky veprim i alarmoi me të vërtetë ndërkombëtarët, por jo aq, sa të përkuleshin përballë presionit të Bashës.
Protestat e opozitës ishin nga më të mëdhatë në historinë e 30 viteve të fundit. Megjithatë, pas telefonatave të ndërkombëtarëve , protestuesit pasi këndonin himnin e flamurit ktheheshin të dëshpëruar në shtëpitë e tyre, duke lënë prapa hekurave dhjetra të arrestuar. Ndërkombëtarët të betuar për mospranimin e Bashës, mbyllnin sytë ndaj ekstremizmave në rritje të Ramës.
Basha, tashmë ishte i bindur për këtë, ndaj, edhe nëse Rama në zgjedhjet lokale do merrte kutitë e votimit e ti hapte në zyrën e tij, ata përsëri do i njihnin zgjedhjet. Nisur nga kjo Basha nuk mund të hynte në zgjedhjet lokale, pasi me humbjen e radhës, pakënaqësia e bazës ndaj tij do ishte shpërthyese. Për këtë vendosi t’i bojkotonte zgjedhjet.
Thuhet se Rama nuk donte t’i zhvillonte pa opozitën, por e detyruan ndërkombëtarët.
Pas kësaj Basha u bind se drita në fund të tunelit, per ardhjen e tij në pushtet, nuk do ndizej kurrë. Ndaj , siç e thotë një fjalë e urtë popullore: ‘’kur nuk ke pulën, ha sorrën’’, Basha filloi të flirtonte me Ramën thjeshtë për përfitime ekonomike. Shkurt, Rama na masakronte dhe Basha e mbronte duke menaxhuar pakënaqësinë popullore. Afaret korruptive i shijuan aq shumë kreut demokrat, sa as pas dështimit në zgjedhjet e fundit, nuk pranon të largohet nga drejtimi i partisë që lindi nga opozitarizmi dhe instaloi pluralizmin në Shqipëri.
Ai me siguri do fillojë protestat nën pretekstin e manipulimit të zgjedhjeve deri në fund të korrikut, me të cilat, sigurisht nuk pretendon të ndryshojë rezultatin, por të karikojë shpresën duke fituar kohë.
Nuk besoj se Basha militantëve do t’u këndojë këngën e protestave të para, himnin e flamurit, por si gjysem kosovari do t’u mesojë mbështetësve të tij të verbër këngën: “Xhamadani vija vija”…
Pas pushimeve të gushtit, Gjykata Kushtetuese do rrëzojë zgjedhjet lokale të 30 qershori, dhe në tetor- nëntor Rama do kërkojë zgjedhjet e parakohshme lokale. Natyrshëm demokratët do fokusohen tek zgjedhjet lokale dhe do harrojnë dështimin dërrmues të zgjedhjeve të 25 prillit. Perballë një PD-je të shpartalluar,,Rama rimerr bashkitë kryesore të vendit, ndërsa Basha, tashmë i ngjan një zogu të futur në kafazin e Ramës prej ku as nuk tenton të dalë, pasi me siguri Rama e kërcënon me faturat e korrupsionit të ushqyer gjatë pushtetit të tij