Gjyqtarja Mimoza Margjeka e akuzuar për korrupsion së bashku me katër të pandehurit do të gjykohen me gjykim të zakonshëm.

Bëhet me dije se në seancën që është mbajtur sot u rrëzua kërkesa e Klaudio Zhillës dhe Nejton Balit për gjykim të shkurtuar.

Nga përgjimet e Prokurorisë së Posaçme u zbulua se Margjeka ka marrë 6000 euro për të liruar nga burgu Orion Balit kundrejt “garancisë pasurore”.

Në përgjim u përfshinë avokati i Orion Balit, Skënder Demiraj, vëllai i të pandehurit Nejton Bali dhe sekseri Klaudjo Zhilla.

Comments are closed.