
Gjykata e Apelit të Tiranës ka caktuar të shpallë më 18 qershor, në orën 09:30 vendimin përfundimtar ndaj Arbër Çekajt, Armando Pezakut dhe Donaldo Lushajt, të cilët akuzohen për trafikimin e 613 kg kokaine nga Kolumbia në Shqipëri.
Të pandehurit kanë kërkuar pafajësi gjatë seancës së sotme, duke mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre. Arbër Çekaj është dënuar me 14 vite burg nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Më herët Prokuroria kishte kërkuar 21 vite burg, kërkesë që u pranua edhe nga gjykata, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Çekaj përfitoi ulje të dënimit me një të tretën.
Kujtojmë se Arbër Çekaj u arrestua nga policia për 613 kg kokainë në Portin e Durrësit në vitin më 28 shkurt 2018.
Droga ishte fshehur në kontenierë me banane, ndërsa Çekaj përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave për të fshehur transportin e drogës. Ai u arratis nga Shqipëria duke ndërruar mbiemrin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen. Në shkurt të 2018, ai kap në flagrancë nga policia gjermane në një banesë dykatëshe.
Gjithashtu si të përfshirë në trafikim janë edhe menaxheri i kompanisë Donaldo Lushaj dhe shoferi i kamionit Armando Pezaku, të cilët u arrestuan sëbashku me Çekajn.