1. Ai të shtyn që të bësh gjithmonë më të mirën.

Ai do që ti të bësh më të mirën e mundshme, jo duke të të ndryshuar ty, por duke të të ndihmuar.

 

2. Ai lufton për ty.

Ai lufton për ty kur e sheh të nevojshme. Është i ndershëm dhe i kujdesshëm karshi teje si dhe nuk i trembet aspak faktit se duhet të ta tregojë që është aty për ty.

 

3. Ai të respekton ty dhe lidhjen tuaj.

Respekti është shumë i rendësishëm në një marrëdhenie. Kur nuk e respektoni njëri-tjetrin, atëhere skeni pse të vazhdoni më bashkë!

 

4. Ai i mban mend gjërat që janë të rendësishme për ty.

Këtu duket se sa i vemendshëm eshte kur ti flet. Gjërat qe janë të rendësishme për ty, jane edhe për atë!

5. Je pjesë e së ardhmes së tij.

Ai flet për të ardhmen e vetë duke të të përfshirë edhe ty. Mashkulli i dashuruar të sheh si pjesë të vetes dhe do që të rritet në çdo aspekt bashkë me ty.

 

6. Ai do që të dijë gjithçka rreth teje.

Ai nuk rresht kurrë duke të të njohur edhe pse mund të ketë njohur shumë mirë tashmë, gjithmonë vazhdon të të pyes.

 

7. Ai nuk ka frikë të jetë i dobishëm për ty.

Ai nuk është dikush që kur është i mërzitur mbyllet në vetvete, por përkundrazi edhe atëhere mundohet të të gjendet ty.

 

8. Ai është i aftë të komunikojë me ty.

Edhe kur gjërat e bezdisin, ai di si të ta thojë, duke të ta shpjeguar pa u bere imponues. Në këtë menyrë që të dy ju bashkëpunoni që lidhja juaj të funksionojë.

 

Nëse mashkulli juaj i plotëson këto kritere, mos e lëshoni vajza!

E.Velçani

Comments are closed.