Gjykata e Fierit ka dënuar me 16 vite e 8 muaj burgim 74 vjeçarin nga Fieri Leonidha Rapushi, i cili ishte arrestuar një vit më parë nën akuzën “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Prokuroria kërkoi dënimin me 25 vite burg të Rrapushit, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, autori i krimit të rëndë përfitoi uljen e dënimit me 1/3, duke u dënuar me 16 vite e 8 muaj burg.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë doli në dritë në muajin prill 2020, ku nëna e vajzës së abuzuar denoncoi 74 vjeçarin, ku pas hetimeve të shumta Leonidha Rapushi u arrestua nga blutë e Fierit.

Ai vazhdimisht i shkonte të miturës pranë shkollës, ku i dhuronte çokollata në mënyrë që ta afronte pranë vetes.

Ky veprim u vu re nga psikologia e shkollës, e cila bashkë me nënën dhe të miturën kanë denoncuar të moshuarin në polici.

Comments are closed.