
Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Agron Kapllanaj, ishte më i votuari në listën e PD në këtë qark me 9274 vota, por nuk arriti të merrte mandatin e deputetit.
Me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ai falenderon qytetarët mallakastriotë për besimin që i dhanë, ndërkohë që “thumbon” edhe rivalin e qytetit.
Kapllanaj shprehet se kryeministri Edi Rama nuk i hapi listat pasi e dinte se kandidatin e PS-së për Mallakastrën, Ismet Beqirin, nuk e votonte asnjë mallakastriot, pasi në katër vite si deputet nuk foli asnjëherë për ta.