Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji, ku një këmbësor është plagosur nga një automjet.
Për pasojë këmbësori ëhstë plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhejn e plotë të rrethanave.