
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan – Ish Kombinati Metalurgjik.
Sipas informacioneve për Mediaplus.al , aksidenti ka ndodhur në Katund të Ri, në afërsi të Rreth-rrotullimit të Bradasheshit.
Dy prej makinave kanë përfunduar jashtë rruge dhe kanë pasur dëmtime të mëdha.
Fatmirësisht personat e përfshirë në aksident kanë pësuar dëmtime të lehta dhe nuk u është rrezikuar jeta.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.