Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin Milot-Tiranë.

Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën për shkak të një parakalimi të gabuar dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve të mjeteve.

I plagosuri ka marrë plagë të rënda, ndërsa është transportuar me urgjencë në spital. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Comments are closed.