Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti ka deklaruar se nëse do të mbahej një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ai do të votonte pro.
Në një intevistë për Euronews, ai foli në lidhje me perspektivën e rifillimit të
Ne besojmë në forcimin e shtetit të Kosovës si një republikë sovrane dhe e pavarur dhe në kushtetutën tonë, neni 1.1 është në kundërshtim me nenin 1.3. Neni 1.1 thotë se Kosova është një shtet i pavarur sovran dhe neni 1.3 thotë se Kosova nuk mund të bashkohet me një vend tjetër. Kështu që unë besoj se pavarësia e plotë nënkupton edhe pavarësinë nga pavarësia, kështu që ne mund të bashkohemi në një federatë me Shqipërinë ose në një federatë të BE-së.
Dy referendume në të ardhmen mund ta zgjidhin këtë, në Shqipëri dhe Kosovë, por kurrë duke shkelur kushtetutën tonë. Kushtetuta duhet të ndryshohet së pari dhe vetëm nëse mund të bëhet në mënyrë paqësore dhe demokratike një ditë.
Pasi të kishim një forcim të shtetit në Kosovë. Pasi ta bëjmë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Mendoj se do të votoja po. Po. Sqaroi kryeministri I sapo zgjedhur I Kosoves.