
Aloe ka një histori të gjatë si ilaç për sëmundje shumë të ndryshme. I njohur zakonisht si Aloe Vera, bima mund të ndahet në dy produkte themelore: xhel dhe lateks. Aloe Vera xhel është tuli ose lëngu i gjethes, një substancë e hollë xhelatinoze e përftuar nga pjesa e brendshme e gjethes së bimës.
Duke përdorur Aloe Vera-n në një mënyrë fare të thjeshtë, do të përmirësoni dukshëm lëkurën tuaj.
Ja si të përdorni Aloe Vera për të pasur një lëkurë pa njolla dhe të shëndetshme…
Lani mirë bimën.
Merreni bimën Aloe Vera dhe mos e qëroni, por lajeni mirë dhe pastrojini gjethet. Zbusni gjethet Aloe Vera, duke i goditur butësisht. Pritini gjethet në dy pjesë. Nuk keni nevojë të përdorni të gjithë gjethen menjëherë, kështu që pritini gjethet në gjysmë, ose në pjesë më të vogla, aq sa ju nevojiten.
Pastaj prisni skajet e gjethes nga të dyja anët me një thikë, në mënyrë që ta hapni dhe të mundeni ta qëroni e ta zhvishni me lehtësi. Ndajeni gjethen në dy pjesë.
Ndajeni gjethen e hapur me duar dhe në qoftë se nuk mund ta bëni lehtë, përdorni një thikë për ta prerë përmes qendrës.
Nxirrni lëngun: Përdorni një lugë për të nxjerrë lëngun e gjethes, por merrni aq sa ju nevojitet që të mos humbasë kot pjesa tjetër. Derdheni lëngun në tas.
Fërkoni të gjithë fytyrën: Përdorni gishtat për të aplikuar lëng Aloe Vera në të gjithë fytyrën. Përdorni gjethet për të masazhuar fytyrën dhe lëreni lëngun për 20 minuta derisa të thahet në fytyrë.
Pasi të hiqni maskën Aloe Vera, shpëlajeni fytyrën me ujë të pastër. Mos përdorni ndonjë produkt kimik si sapun larjeje, pasi mund të pakësojë efektin e Aloe Vera-s.
Me një peshqir të pastër thajeni fytyrën dhe tashmë ajo thjesht do të shkëlqejë! Lëkura do të jetë e butë, e rivitalizuar dhe e shëndetshme!
