28 Mars 2021, sot mbushen plot 24 vjet nga vrasja makabër në Kanalin e Otrantos të 81 shqiptarëve të pafajshëm, në atë që konsiderohet “Skandali i Otrantos”.

Ndonëse kanë kaluar shumë vite që prej asaj dite të zezë për Shqipërinë, dhimbja ngelet e njëjtë po aq e freskët sa ate ditë dhe thirja për drejtësi vazhdon ende.

Këngëtarja Aurela Gaçe është një ndër personat të cilët çdo vit përkujton viktimat e tragjedisë së Otrantos.

Përmes një postimi Aurela shkruan se kjo plagë na shoqëron të gjithëve akoma.

“24 vjet nga kjo tragjedi. Fatkeqësisht, kjo plagë na ka shoqëruar  e na shoqëron akoma !”- shkruan kënëgëtarja krah këngës së publikuar për nder të viktimave të asaj dite fatkeqe, 28 mars 1997.

Comments are closed.