Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot disa takime elektorale në qytetin e Elbasanit.

Gjatë një takimi me disa të moshuar, Basha i është kthyer një ideje që e ka deklaruar edhe më herët gjatë “ngujimit” në “çadrën e lirisë”.

“Do të kemi një qeveri të ekonomisë, një kryeministër të ekonomisë që të kujdeset që shqiptarët ta përballojnë koston e jetesës. Do të kemi një kryeministër të dijes, unë ja di vlerën dijes se është ajo që më ka hapur rrugën. Këtë ju siguroj sot”, tha  Basha.

Comments are closed.