
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë Krujë.
Bëhet me dije se janë përfshirë në aksident mjeti tip “Benz”, me drejtues Andi Krrakulli, dhe mjeti tip “Opel”, me drejtues Fasil Shalla, 21 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.03.2021, në orën 13:40, në Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., dhe mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. Sh., 21 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi A. K., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.