Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga rënia e zjarrit tek magazina e “Casa Italia”, është zbardhur ekspertiza se çfarë e shkaktoi zjarrin ku humbi jetën 33-vjeçari Arjan Salaj.

Sipas ekspertizës është arritur në konkluzionin se zjarri u shkaktua nga shkëndija elektrike e një neoni të vjetër.

Nga hetimet e kryera rezulton se neoni i vjetë ishte në gjendje të amortizuar dhe se gjatë gjithë kohës qëndronte i nxehtë.

Theksojmë se përgjigja përfundimtare e ekspertizës ka dalë para 10 ditësh, ku i është dorëzuar Prokurorisë së Tiranë për të kryer hetime të mëtejshme.

Kujtojmë se më 24 mars magazina e Casa Italias u përfshi nga zjarri, ku mbeti i vdekur Arjan Salaj, i cili në përpjekje për të ndihmuar kolegët, mbeti i bllokuar në magazinë dhe si pasojë humbi jetën.

Comments are closed.