Provokacionet e krahut ekstremist Grek ne Shqiperi kane qene te vazhdueshme. Teoria e Vorio Epirit ka nxitur here pas here veprime ekstreme deri ne cenimin e simboleve tona kombetare. Megjithate, qeverite apo drejtesia ne Shqiperi nuk ka vepruar simbas kushtetutes dhe ligjeve te vendit, duke treguar hapur ndjenjen e inferioritetit ndaj vendit fqinj. Por, lajmi fundit tregon se dicka po ndryshon.

Dënohet me 8.6 vite burg për fyerje ndaj simboleve kombëtare shqiptare, minoritari grek Mondi Kolola.

Kolila është kryetari i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio-Epirit. Ai u bë i njohur për publikun tre vite më parë, kur organizoi një tubim në fshatin Bularat, duke shpalosur flamurin e “Vorio-Epirit”.

Në këtë tubim u fyen simbolet kombëtare shqiptare, si dhe u mbajtën fjalime raciste dhe përçarëse.

Vetë Kolila deklaroi në atë kohë: “Sot në Bularat, në ngjarjen e përvjetorit të Protokollit të Korfuzit dhe autonominë e Epirit të Veriut nderojmë luftëtarët e rënë në vitin 1914”.

Kujtojmë se ky është dënimi i parë për një vepër të tillë penale, ndaj një anëtari të minoritetit grek në vendin tonë. Ndonëse nuk dihet nëse aktiviteti i Kolilës është shtrirë më gjerë.

Kolila është lindur e banues në Himare me shtetësi shqiptare e kombësi greke. Ai është dënuar për veprat penale “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve”, “Shpërndarje e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestimeve të paligjshme”.

Comments are closed.