Dy gra kanë rënë në prangat e policisë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj ish nuses.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Durrës, ndërsa në pranga kanë rënë shtetaset F. Gj. 59 vjeç dhe e bija F. Z., 28 vjeçe (nënë e bijë).

Personat në fjalë janë arrestuar pasi akuzohen se kanë shtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së djalit të 59-vjeçares, 25 vjeçares A. D..

Gratë janë arrestuar nën veprën penale “dhunë në famije”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetaset F. Gj., 59 vjeçe dhe F. Z., 28 vjeçe, banuese në Durrës, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së djalit të 59-vjeçares, shtetases A. D., 25 vjeçe, banuese në Durrës.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”njofton policia.

Comments are closed.