Një efektiv policie ka plagosur dy qytetarë  mbrëmjen e sotme në  Dragash të Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

 

Sipas këtij të fundit, polici ka qenë jashtë orarit të punës dhe pas një mosmarrëveshje, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt 2 qytetarëve, duke i plagosur.

“Zyrtari policor i cili ka qenë jashtë orarit të punës pas një mosmarrëveshje ka plagosur dy qytetarë. Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00”, tha ai.

Comments are closed.