Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në Bulevardin “Brigada Maqedono-Kosovare” në Shkup.

Dy të rinj shqiptarë kanë mbetur të vrarë pas disa të shtënave me armë zjarri në lagjen Fushë Topanë në Shkup.

 

Mediat maqedonase shkruajnë se dy viktimat janë Afrim Berisha dhe Burim Vardar të cilët janë qëlluar me makinë.

“Më 05.03.2021 në orën 02.35 në SPB-Shkup është denoncuar se në Bulevardin “Brigada Maqedono-Kosovare” janë dëgjuar të shtëna. Pas daljes në vendngjarje të zyrtarëve policor, është gjetur automjeti “Citroen” me tabela të regjistrimit të Shkupit dhe dy persona që nuk kanë dhënë shenja jete. Nga ana e mjekut të Ndihmës Urgjente Mjekësore është kontatuar vdekja e dy personave. Janë gjetur gëzhoja nga armë zjarri (pistoletë dhe armë automatike).

Është vërtetuar identiteti o personave Afrim Berisha (28) dhe Burim Vardar (24), të dy nga Shkupi. Po merren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Comments are closed.