Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në mes të qytetit të Elbasanit, pranë tualeteve publike.

Kanë qenë kalimtarët, të cilët kanë konstatuar trupin e pajetë, të paidentifikuar ende dhe më pas kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.

Paraprakisht raportohet se viktima është rreth 65 vjeç dhe se mund të jetë vdekje natyrale.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia, ndërsa trupi i viktimës po dërgohet drejt morgut, ku do të bëhet më pas edhe identifikimi i tij.

Comments are closed.