Një 24-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i spitalit të Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa dyshohet se i riu është vetëhedhur për shkak të gjendjes së rënduar. Ai po kurohej në këtë spital pasi ishte prekur nga koronavirusi.

Sipas raportimeve paraprake, 24-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Comments are closed.