
Gjyqtarja e Krujës Enkeleida Hoxha ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, me pretendimin se duhet të kujdeset për fëmijët e saj.
“Gjendja shëndetësore e djalit tim është rënduar. Ai ka nevoje për kujdesin tim. Vajza e mitur ka braktisur shkollën qe pas arrestimit tim”,- thuhet në kërkesën e saj.
Ajo u ka kërkuar trupës gjykuese që ta dërgojnë të paktën në “arrest shtëpiak”, për t’u kujdesur për fëmijët e saj.
Më tej gjyqtarja thekson se prindërit e saj janë të moshuar, pasi babai i vuan nga sëmundja e Parkinsonit dhe nuk mund të kujdesen dot për të dy fëmijët. Mësohet se kërkesa pritet te shqyrtohet brenda 5 ditëve nga GJKKO.
Gjyqtarja e Krujës Enkeleida Hoxha u arrestua sëbashku me 9 persona të tjerë, pasi po përgatiteshin për lirimin nga burgu të një të dënuari për vrasje.