Deputeti i PS Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar Komisionin Qendror te Zgjedhjeve KQZ se duke ndryshuar fleten e votimit po cenon rende procesin zgjedhor.

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, shprehet kundër zgjatjes së mandatit të organeve të vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm e Apelimit, dy organet që merren me kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Xhafaj ka dalë kundër nismës së propozuar nga kolegët e tij socialistë, duke thënë se është i pakënaqur me punën e organeve të vettingut. Sipas tij, duhet një analizë e plotë e situatës ku janë sot organet e vettingut.

“Personalisht jam shumë i pakënaqur nga ritmi i punës së KPK-së dhe ONM-së në këtë proces. Cilat janë garancitë që s’do vijmë prapë këtu pas 2 vjetësh e të themi a e shtyjmë prapë?”, tha ai. Fatmir Xhafaj shtoi se mbi procesin janë hedhur shumë dritëhije dhe duhen gjetur faktorët e vonesës.

“Kushtetuta e ka zgjidhjen sot që flasim, edhe opsionin kur do të përfundonte afati 5 vjeçar i këtyre institucioneve. Nuk është thjesht një nen i vetëm dhe teknik, por është çështje e rëndësishme. Varet integriteti i vetë reformës në drejtësi. Ne duhet të gjykojmë për këtë proces.

Kjo zgjidhje që propozojmë, e konsolidon këtë proces?

Në gjykimin tim është e nevojshme një analizë e plotë e situatës aktuale. Pse 2.5 vjet, e jo 3 vjet? Duhet një analizë që të kuptojmë a po marrim vendimin e drejtë, që t’i qëndrojë parashikimit të ri. Mbi procesin janë hedhur shumë dritëhije. Cilët janë faktorët e vonesës së vettingut? Pse u kalua 5 vjeçari?,” tha Xhafaj në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit në Kuvend.

Comments are closed.