Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Fierit.

Burime bëjnë me dije se një automjet tip Golf me targe AB 026 CN është futur me semafor të kuq dhe ka përplasur një motor.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që makina është pikasur 100 metra larg vendngjarjes e parkuar.

Mësohet se është plagosur drejtuesi i motorit dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit për mjekim të specializuar.

Akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e tij. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet e nevojshme.

Comments are closed.