Një 62-vjeçar është gjetur i pajetën ditën e sotme në rrugën “Him Kolli” në Tiranë.

Bëhet me dije se është gjetur i pajetë shtetasi G. Gj., 62 vjeç. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

“Më datë 19.09.2022, në rrugën “Him Kolli”, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi G. Gj., 62 vjeç. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”njofton policia.

 

Comments are closed.