Një bari është gjetur i vdekur në malet e Vlorës mesditën e sotme. Trupi i pajetë është gjetur në fshatin Hysoverdh të bashkisë së Selenicës.

Viktima është gjetur në një parcelë toke.

Nga hetimet e paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e problemeve me zemrën, megjithatë Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së bariut, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.

Comments are closed.