
Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot kërkesën e Prokurorisë Speciale SPAK, për dënimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. SPAK kërkonte që ndaj Tahirit të qëndronte në fuqi vendimi i dhënë më parë, 3 vite në shërbim prove.
Ndërkohë, avokatët e ish-ministrit kërkonin që çështja të rigjykohej në Gjykatën e Apelit dhe me një trup tjetër gjyqësore. Kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata e Lartë dhe tashmë Apeli duhet të rigjykojë nga e para, me një trup tjetër, Saimir Tahirin.
“Kërkimet tona ishin më të gjera sesa vendimi. Neve shtrim ankimin në kërkim final duke kërkuar që vendimin ta merrte Gjykata e Lartë. Gjykata e Lartë e rrëzoi këtë kërkesë. Dhe u shpreh se për procesin ka mendime të ndryshme. Përfundimisht vendosi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe kjo kishte të bënte me shkelje të rënda proceduriale.
Ne këkrkojmë pafajësinë. Na mbajtën dy orë, janë tre pika kryesore shkelja e parë në gjykim kanë marrë gjyqtarë që kanë cënuar panshmërinë dhe pozicionin individual. Pika e dytë Albana Boksi dha dorëheqjen. çdo njeri do të shkëputet sa më shpejt dhe kjo është shumë normale.
Strategjia e radhës cështja të shkoj në çështjene Apelit dhe në kërkojmë pafajësinë tonë”, tha ndër të tjera Maks Haxhia, avokat mbrojtës i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.