Gjykata e Dibrës ka dhënë vendimin “arrest me burg” për 26-vjeçarin Florian Tonuzi, i cili 4 ditë më parë vrau me thikë vëllain e tij më të vogël Benard Tonuzi.

Ai doli sot para togave të zeza ku u njoh me masën e sigurisë, ndërsa mësohet se ka deklaruar se nuk mbante mend asgjë sesi ndodhi ngjarja e rëndë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 prillit në fshatin Allabegi në Maqellarës, ku Florian Tonuzi pas një konflikti me vëllain e tij e ka goditur me thikë.

Ky i fundit u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk u mbijetoi plagëve të marra dhe për pasojë humbi jetën. Florian Tonuzi është kapur nga policia afër banesës së tij.

.

Comments are closed.