
Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg drejtorin e shkollës Adriatik Haxhillari, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të mitura. 40 ditë afat i ka lënë trupa gjyqësore Prokurorisë për hetime dhe prova të reja.
Vetë Haxhillari ka thënë para togave të zeza se ishte i pafajshëm dhe akuzat nuk qëndronin. Të njëtin qëndrim kanë mbajtur dhe familjarët e të akuzuarit, duke mohuar akuzën, pasi kanë thënë se atij i është ngritur kurth për shkak të postit që mban si drejtor i shkollës.
Seanca e sotme është mbajtur me dyer të mbyllura. Dhe vetë familjarët e drejtorit Adriatik Haxhillari kanë qëndruar në ambientete jashtme të Gjykatës, pasi nuk janë lejuar të ishin në sallën e gjyqit.
59 vjeçari akuzohet për veprën penale “ngacmim seksual” ndaj dy vajzave të mitura, 14 vjeçe