Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi S.V., 47 vjeç.  Policia njofton se shtetasi në fjalë i cili vuan nga probleme mendore ka goditur me thikë në banesë babain e tij, shtetasin D.V, 80 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) babain e tij, Policia kap dhe shoqëron autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Levan kishte ndodhur një konflikt në familje dhe për pasojë djali kishte plagosur babin e tij me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje .

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur neutralizimi i autorit të dyshuar, shtetasit  S.V., 47 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte goditur me thikë në banesë babain e tij, shtetasin D.V, 80 vjeç.

Shtetasi S.V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa babai i tij shtetasi D.V., ndodhet në spitalin rajonal të Fierit jashtë rrezikut për jetën”, shkruan policia.

Comments are closed.