
Boksieri Florian Marku ka arritur një sukses historik mbrëmjen e djeshme, pasi ka arritur të shpallet Kampion Bote për peshat e mesme në IBFI.
Për këtë ka një urim edhe ambasada Amerikane në Shqipëri, e cila i uron suksese Florian Markut.
“Urime Florian Markut, Kampionit Shqiptar për peshat e lehta të Federatës Ndërkombëtare të Boksit! Ne në Ambasadën Amerikane dërgojmë urimet më të mira për kampionin e parë botëror shqiptar! Urime kampion!” shkruan ambasada.