
Lëvizja Socialiste për Integrim, pak më parë ka prezantuar listën e kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit.
Mes emrave të shumtë ajo që ra në “sy” ishte Sokol Skura. Sipas listave për 12 qarqe Skura do të garojë në Qarkun e Elbasanit, i pesti në listë, shkruan newsbomb.al.
Sokol Skura është një emër i cili preket nga ligji i dekriminalizimit. Në vitin 2015, Skura është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka përplasur për vdekje një kalimtar në Mengël të Elbasanit.
Sokol Skura ka qenë pjesë e Partisë Socialiste, por kjo e fundit e ka larguar pasi u akuzua për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave